Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

10/30/2022 08:25
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut, pas tollovisë që u shkaktuar në një organizim për festën Halloween.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82.