Sporti

Bashkimi fiton super ndeshjen ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

10/29/2022 20:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në palestrën “Shani Nushi’.

Vëllaznimi është mposhtur nga Bashkimi me rezultat 76-84, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje fantastike mes dy skuadrave, me prizrenasit që në fund triumfuan me 8 pikë dallim.

Atmosfera edhe njëherë ishte e mrekullueshme, me tifozët gjakovarë që dhuruan spektakël në tribuna.

/GazetaBlic Sport/