Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të ish- presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku është i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview.
“Për mendimin tim, duke i pasur parasysh disa dritare të mundësive që janë kaluar dhe që nuk rikthehen më sa i përket mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfundimtare, këto tesha nuk do t’i bien taman shtetit të Kosovës, e më së paku mund ti bien tamam kryeministrit Albin Kurti”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
”Të jesh i bindur që kryeministrit Kurti me këto tesha që po na i prejnë, do të jenë tepër të ngushta dhe rrezikojnë dhe vetë procesin e frymëmarrjes së shtetit të Kosovës. Kjo, sepse nuk e zgjidhin problemin e Kosovës përgjithmonë. Krijojnë një status quo të re e cila mund të jetë një dekadëshe, e pastaj pas 10 vitesh ne nuk e kemi as idenë se si do të jenë gjërat në aspektin gjeopolitik. Prandaj, është problematike kjo për Kosovën dhe për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e dialogut, që të futen në një proces, sepse përveç të panjohurës nuk na tregon asgjë tjetër”, thotë ai.
Ai thotë se nga ajo që flitet për marrëveshjen me Serbinë na i tregon edhe disa karrota, siç shprehet ai në një pjesë të fshehur, por shton ai pjesa dërrmuese e kësaj kornize që po diskutohet në opinion publik është me shumë pikëpyetje.


