Lajme

Nagavci: Zgjedhja e rektorit do bazohet në transparencë

10/29/2022 13:24
nga:Y I

Ministrja e Arsimit, Shkencës, dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se procesi i zgjedhjes së rektores apo rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, duhet të jetë i bazuar në meritë dhe transparencë.

Ajo potencoi se nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të lejojë ndërhyrje në këtë proces, derisa shtoi se e ka detyrim ligjor e moral t’i mbështes anëtarët përfaqësues të MAShTI-it në Këshillin Drejtues të UP-së.

Nagavci premtoi, që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile.

Postimi i plotë: