Sporti

FANTASTIKE: Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Sarajevë

10/28/2022 19:02
nga:Mergim Rreci

Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane.

Xhudistja kosovare fitoi sonte medaljen e artë në Evropianin U23, ngjarje kjo që u zhvillua në Sarajevë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në finalen shumë të fortë dhe interesante, Laura e mposhti gjermanen Annabelle Winzig.