Barcelona nuk arrin dot për të dytin sezon radhazi të kualifikohet në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Sezonin e kaluar, katalanasit ranë në Europa League, kurse këtë vit ishte Interi ai që i ‘vodhi’ kualifikimin spanjollëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Thierry Henry, në një prononcim për programin CBS Sports Golazo, foli për momentin e Barcelonës dhe në veçanti të Xavit.
“Në fund të ditës janë rezultatet që kanë rëndësi dhe pamë që së fundmi në Angli me shkarkimin e Steven Gerrard. Nëse në këtë moment Barcelona do të kishte një trajner tjetër, vullkani do të shpërthente. Do të ishte më keq se tani”, tha ai.
Ish-futbollisti tha gjithashtu: “Në La Liga, Barcelona është e dyta. Nëse je te Barcelona dhe je trajner, padyshim që gjykohesh. Si trajner nuk ke kurrë kohë. Dhe Barça ka vënë bast gjithçka për Ligën e Kampionëve dhe atyre u duheshin ato para”.
/GazetaBlic Sport/


