Ansu Fati është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Barcelona, nëse nuk i gjen minutat e mjaftueshëm.
Kështu të paktën raporton gazetari i Mundo Deportivos, Alfred Martinez.
Sipas po të njëjtit burim, është pikërisht Jorge Mendes (agjenti i lojtarit) ai që e ka konfirmuar diçka të tillë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje gjatë merkatos së verës.
Fati është duke e vuajtur mungesën e minutave që prej rikthimit nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave.


