Lajme

Nga Kosova Von der Leyen në Tiranë, Rama e pret në Rinas

10/27/2022 15:16
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Rama këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një njoftimin në Facebook.

“Rinas – Ceremonia zyrtare e pritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.


Pak minuta para se Ursula von der Leyen të arrinte në Shqipëri, Rama kishte publikuar një fotografi, ku në stilin e tij, me një telefonë në dorë po pyeste se a po vjen apo jo der Leyen në Tiranë.

Përndryshe, presidentja e Komisionit Europian ka qëndruar sot në Kosovë ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë kriza energjetike dhe liberalizimi i vizave.