Ylli i Arsenalit, Gabriel Jesus ka shprehur besimin e plotë se do të shënojë në ndeshjen e skuadrës së tij në Europa League kundër PSV Eindhoven sonte në mbrëmje.
Braziliani ka shkëlqyer për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime në 11 ndeshje në Premier League.
“Më ka ndodhur edhe më herët të mos shënojë në pesë ndeshje dhe jam shumë i sigurt se në të ardhmen do të ndodhë përsëri. Ky është futbolli”, tha Jesus për HaytersTV.
“Unë nuk dua të jetë kështu, sigurisht. Unë dua të përmirësohem. Dua të punoj, si gjithmonë në jetën time, dhe pastaj ndeshjen tjetër, do të provoj përsëri. “Jam 100 për qind i sigurt se do të shënoj”, përfundoi ai.
PSV dhe Arsenal takohen sonte me fillim nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


