Lajme

Lansohet sot Strategjia e Arsimit 2022-2026

10/27/2022 08:17
nga:Genita C

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e vendore.