Lajme

Arrestohet një person në Merdare, kishte dy urdhër-arreste

10/26/2022 16:40
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Merdare, i cili ka qenë në kërkim, në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Me datë 26 Tetor 2022, rreth orës 10:30 gjatë kontrollimit të udhëtarëve , në Pikën e kalimit kufitar në Merdare, është has një person (Serb/Shtetas i Republikës së Kosovës) për të cilin kishte dy urdhër arreste. I njëjti ka qenë në kërkim policor në bazë të dy Urdhër arresteve të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftim.