Sporti

“Eksperiencë e jashtëzakonshme”, Potoku: Me ndihmën e tifozëve dalim faqebardhë

10/26/2022 15:43
nga:Mergim Rreci

Ballkani luan përballë Slavia Prague duelin e fundit shtëpiak në grupet e Conference League.

Përkrah trajnerit Ilir Daja doli edhe Arbër Potoku në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, e dimë kualitetin e tyre. Ata kanë qenë dhe janë favoritë, pasi dihet çfarë tradite dhe organizimi kanë. Do të bëjmë maksimumin nesër, me ndihmën e tifozëve shpresojmë të bëjmë një ndeshje siç na ka hije dhe të dalim faqebardhë.

Ndjenjë e papërshkrueshme, është hera e parë që arrij në grupet e Conference League. Eksperiencë e jashtëzakonshme, krenari dhe nder të përfaqësosh Kosovën me një klub në grupet e Conference League. Eksperiencë e jashtëzakonshme për të gjithë ne lojtarët”, deklaroi 28-vjeçari dardan.