Lajme

Krasniqi ju bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës

10/26/2022 12:46
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ju ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se janë tri gjëra që ai ju garanton.

“Hapësirë për veprim, besim në angazhim dhe përgjegjësi në vendimmarrje”, shkruan Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Të dashur të rinj e të reja,

Sot po lansojmë platformën digjitale rinia2022.org ku deri më 20 nëntor ju mund të regjistroheni për vetëm 30 sekonda, për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Si dikush që rrugëtimin politik e ka nisur si i ri, janë tri gjëra që unë ju garantoj – dhe të cilave ua njoh peshën: Hapësirë për veprim, besim në angazhim dhe përgjegjësi në vendimmarrje.