Sporti

Jurgen Klopp merr lajme të mira para ndeshjes me Ajax-in

10/25/2022 17:16
nga:Mergim Rreci

Pasi mungoi në ndeshjen e fundjavës me Nothingham Forest, për shkak të lëndimit, Darwin Nunez u paraqit këtë të martë pa kufizime në stërvitjen e Liverpool-it, në mënyrë që të jetë në dispozicion për t’u përballur me Ajax-in, për Champions League, nëse Jurgen Klopp e vendos për këtë.

Trajneri gjerman pati dy përforcime të tjera në këtë seancë, mesfushorin Naby Keita dhe qendrën Ibrahima Konate, të dy të rikuperuar në mënyrë të barabartë nga dëmtimet e tyre, ky i fundit nuk u regjistrua nga klubi në garat evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Liverpool është në vendin e dytë në Grupin A, me 9 pikë, dhe i mjafton vetëm një barazim në Amsterdam për të konfirmuar kualifikimin në 1/16.

/GazetaBlic Sport/