Florentino Perez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm mëngjesin e së martës në një nga mushkëritë e tij, ku iu hoq një nyjë.
Ndërhyrja e planifikuar për ditën e sotme u zhvillua në Spitalin Universitar Puerta de Hierro në Majadahonda dhe përfundoi rreth orës 11:30. Operimi i presidentit të Real Madrid shkoi mirë, përcjell GazeaBlic Sport.
Florentino, 75 vjeçar, do të duhet të pushojë për disa ditë para se të kthehet në klubin e Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


