Milani do të fitojë të paktën 15-20 milionë euro nëse kalon në raundin e fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët vizitojnë sonte në Kroaci Dinamo Zagrebin dhe do të kërkojnë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim, përcjell GazetaBlic Sport.
Çmimi i garantuar nga UEFA për të gjitha skuadrat që shkojnë përtej fazës së grupeve është 9.6 milionë euro, një shumë që rritet me të ardhurat nga tregu dhe stadiumi.
Duke marrë parasysh që Milani fitoi 6.8 milionë euro nga ndeshja e tyre në shtëpi kundër Chelseat dhe 3 milionë euro të tjera kundër Dinamos, ata mund të fitojnë midis 15-20 milionë euro nëse kualifikohen në raundin e 16-të.
Kampionët e Serisë A kanë fituar tashmë 40 milionë euro për pjesëmarrjen në kompeticionin elitar të Europës, plus 3.7 milionë euro për fitoren e tyre ndaj Dinamos në San Siro dhe barazimin e tyre në Salzburg.
Hera e fundit që Milani u kualifikua në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve ishte në sezonin 2013-14 nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
/GazetaBlic Sport


