Lajme

Ngritet aktakuzë për vrasjen e policit në Zllatar të Prishtinës

10/25/2022 11:36
nga:Genita C

Prokurori i çështjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19 tetor 2022 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.M., i cili dyshohet për vrasjen e një zyrtari policor në Zllatar të Prishtinës.

Ndërkaq, për zyrtarët e tjerë policor të përfshirë në këtë ngjarje është duke u zhvilluar procedurë hetimore në Departamentin e Përgjithshëm, për shkak të veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, të parapara sipas KPRK-së, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë.