Sot është xhiro e parafundit dhe vendimtare për Juventusin në Champions League.
Ka pak kalkulime për të bërë dhe vetëm një realitet: Zonja e Vjetër do të duhet të fitojë kundër Benficas, sot në Da Luz, më pas të mundë Paris Saint-Germain dhe gjithashtu të shpresojë që Maccabi Haifa të ndalojë një nga dy kundërshtarët.
Trajneri i Juventusit, Allegri tha se janë përgatitur maksimalisht që të marrin më të mirën nga këto ballafaqime.
“Do të më vinte shumë keq nëse eliminohemi, por le të mos e mendojmë këtë. Nëse Benfica humbet nesër dhe fiton të fundit, ne mund të shkojmë vetëm në Ligën e Evropës. Le të bëjmë hap pas hapi: skuadra është mirë, fizikisht dhe mendërisht, e rëndësishme është të kemi një lojë me kompaktësi të madhe”, tha Allegri dje.
/GazetaBlic Sport


