Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Ky është rendi i ditës

10/25/2022 08:33
nga:Y I

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja pritet të mbahet duke filluar nga ora 11:00 dhe ka shumë shqyrtime.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe

Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.

05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

11. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive

Familjare dhe Banesave.III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave