Ish- anëtari Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Hoxha ka folur për zgjedhjen e reja të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka thënë se Liburn Aliu që sipas Hoxhës Aliu nuk ka dashur të jetë pjesë e kryesisë në bazë të emirëve që i ka parë.
Hoxha ka thënë se është mangësi për LVV-në mungesa e një anëtari të kryesisë siç ka qenë Liburn Aliu.
“Liburn Aliu ishte një prej zërave të rrallë që ka pasur kapacitet të qojë deri në fund mendimin e vetë politik, në qoftë në kundërshtim me Albin Kurtin”, ka thënë Yll Hoxha ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, zgjedhja e kryesi se re të LVV-së është vetëm kozmetike me ndryshime shumë të vogla.
“Nënkryetarja e dytë është një personalitet që nuk kemi dëgjuar ndonjë herë, Mrika Limani Myrtaj”, ka shtuar ai.
Zgjedhja e Kryetari të Kuvendit Glauk Konjufca si nënkryetari dytë i LVV-së është vendimi meritor sipas Hoxhës.


