Sporti

Pioli: Nuk është e lehtë ndaj Dinamos, por nëse duam të kalojmë grupin duhet të fitojmë me patjetër

10/24/2022 19:49
nga:E K

Sulmuesi legjendar suedez, Ibrahimovic nuk do të luajë në Maksimir për shkak të lëndimit.

Ndeshja e nesërme për Milanin është për “jetë a vdekje”, përcjell GazetaBlic Sport.

Rossonerët shkojnë në Zagreb me dy fitore radhazi në ligë, por në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë shënuar tri humbje, dy prej të cilave ndaj Chelseat.

Stefano Pioli kundër Dinamos nuk mund të llogarisë në portierin e parë, Mike Maignan, i cili dëmtoi kaviljen në ndeshjen e Francës kundër Austrisë në shtator dhe ka gjasa të humbasë Kupën e Botës. Në vend të tij starton rumuni me përvojë Ciprian Tătăruşanu.

– Nëse duam të kalojmë, duhet të arrijmë një rezultat të mirë, e njëjta gjë vlen edhe për Dinamon. Duhet të përqendrohemi te cilësia jonë, Dinamo është një kundërshtar i fortë. Ata nuk i humbasin lehtë në shtëpinë e tyre për një kohë shumë të gjatë. Gjithsesi, ne kemi besim në forcat tona, kemi besim te vetja – tha strategu i Milanit, Stefano Pioli në konferencën për shtyp në stadiumin Maksimir. –

Dinamo mbbrohet mirë, ka kundërsulme të rrezikshme. Ata kanë dy sulmues shumë të mirë. Individualisht janë në një nivel të lartë. Ata mundën Chelsean, luajtën mirë kundër Salzburgut – shtoi strategu i kampionit italian.

/GazetaBlic Sport/