Lëvizja Vetëvendosje, të diëlën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i ka zgjedhur strukturat e reja.
Në krye të kësaj partie do të vazhdoj të jetë Albin Kurti, ndërkaq Glauk Konjufca nënkryetari i parë, e Mrika Limani Myrtaj, do të jetë nënkryetare e dytë.
Postin e sekretarit do ta mbajnë Alim Rama.
Por jashtë kryesisë së re të Vetëvendosjes kanë mbetur disa nga anëtarët që ishin pjesë e Vetëvendosjes që nga dita e parë.
Pjesë e kryesisë se re nuk do të jetë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Liburn Aliu, deputetët, Arber Rexhaj, Sali Zyba, e deputeti Hydajet Hyseni.
Front Online ka kontakuar me personat e lartëcekur të cilët janë lënë jashtë kryesisë.
Deputeti Arbër Rexhaj tha se nuk ka kanididuar për të qenë pjesë e kryesisë së re.
“Nuk kam kandiduar me vullnet dhe dëshirën time”, tha deputeti Rexhaj.
Sali Zyba tregon pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie.
Ai tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera.
“Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e kryesisë kam qenë në mandatin e parë, por kontributi i jem në zgjedhje dhe në vazhdim do të jetë jo veç i pamohueshëm, por edhe me obligimet që janë jo vetëm statusore por edhe kombëtare. Konsideroj se kontributi jonë është me vlera të shumanshme dhe nuk iu kam futë garës dhe nuk e kam pas ketë qëllim dhe angazhim”, tha ai/
Për t’i pyetur se pse nuk janë pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje, FrontOnline i ka dërguar pyetje Ministrit Aliu dhe deputetit Hyseni, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Ish-deputetja e Vetëvendosjes: Në kryesinë e re janë kryesisht njerëzit e preferuar të Albin Kurtit
Për kryesinë e re të Vetëvendosjes ka folur ish-deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina.
Ajo tha se mbetja jashtë kryesisë e disa nga figurave që ishin nga dita e parë në Vetëvendosje mund të jetë strategji e Albin Kurtit, derisa thekson se roli i Kurtit në Vetëvendosje është forcuar me largimin e disa deputetëve nga kjo parti.
“Prej përvojës time sa kam qenë atje, por edhe kur jemi dalë, roli i Albin Kurtit është forcuar akoma më shumë që nënkupton që në kryesi janë kryesisht njerëzit e preferuar të tij. Po janë plot emra që janë prej fillimit në Lëvizjen Vetëvendosje që kanë mbet jashtë kryesisë, por nuk d.m.th. që ndikimi i tyre brenda Vetëvendosjes është i zbehur mund të jetë strategji e Albinit pasi që është munduar t’i përfshinë në kryesi disa emra që janë të pakënaqur, apo ndoshta edhe ndoshta ka ndërruar strategjinë dhe tani janë tjerë njerëz”, tha ajo.
Më poshtë i gjeni të gjitha emrat që kanë marrë pozita partiake.
Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka
Anëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Albin Kurti, Kryetar i LV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së
Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së


