Lajme

Pezullohet nga puna zyrtari i SHKK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

10/24/2022 12:28
nga:Genita C

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q.

I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësishtë rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.