Luka Modric nuk do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kroati nuk do të luajë ndeshjen kundër Leipzig.
Luka Modric nuk do të luajë ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Leipzig në xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet nesër në RB Arena.
Kroati ishte ndër të thirrurit nga Ancelotti për këtë ndeshje, por mungon në minutat e fundit dhe nuk udhëton me skuadrën për në Leipzig.
Klubi madrilen nuk ka zbardhur motivet e mungesës së tij.
/GazetaBlic Sport


