Lajme

“Nisma franko-gjermane për dialogun, mundësi e madhe drejt integrimit evropian”

10/24/2022 09:58
nga:Genita C

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nisma franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi është një mundësi e mirë për të ecur përpara në këtë proces.

“Për dialogun unë do ta komentoja nismën e re nga ana franceze e gjermane, po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të dy anët si në Beograd ashtu edhe këtu në Prishtinë. Njerëzit e kanë kuptuar që është momenti të arrijnë nëse jo një marrëveshje përfundimtare së paku një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka shtuar se shumë njerëz kanë shkruar për propozimin franko-gjerman dhe është një mundësi e madhe.

“Mendoj që është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara për të dy palët drejt integrimit evropian, e që mendoj se është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë. Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në agjendën evropiane”, ka thënë Von Cramon.