Policia e Kosovës ka ndërprerë dje një dasmë serbe në Kamenicë, kur dhëndri kishte shkuar për të marrë nusen sepse dikush kishte raportuar se muzika ishte me zë shumë të lartë, shkruan Tanjug.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot, pas informacionit se policia e Kosovës ka ndërprerë një dasmë serbe në Kamenicë dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka kufi në urrejtjen ndaj serbëve”.
“Me ndërprerjen e pakujdesshme të një dasme serbe në Kamenicë, Aljbin Kurti tregoi se e shqetëson çdo gjë serbe në Kosovë dhe se urrejtja e tij për serbët nuk ka kufi. Ai kërkon të dëbojë targat serbe, e shqetësojnë letërnjoftimet e Serbisë, dhe tash do ta dënonte dasmën në kishë. Edhe pse e dimë nga kush vjen ky vendin, sërish është i tepërt. Po i turpëron edhe shqiptarët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.


