Lajme

“VV e zgjedh Sekretar të partisë një anonimus politik që në bankë i ka mbi 1 milion euro”

10/23/2022 20:39
nga:G B

Nol Nushi nga PSD ka reaguar pas zgjedhjes së kryesisë së re të VV-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV që mbahet si parti e majtë, e ka zgjedhur për Sekretar te Partisë një anonimus politik që në bankë i ka mbi 1 MILION € cash.

“A ju kujtohet Kurti kur na thojke: “le të lëvizim këmbët sipas ëndrrave të të varfërve?””, ka shkruar Nushi.

Postimi i tij i plotë:

VV qe mbahet si parti e majtë, e paska zgjedhë për Sekretar te Partisë një anonimus politik që në bankë i ka mbi 1 MILION € cash.

D.m.th pare të thata mbi 1.000.000,000€ .

A ju kujtohet Kurti kur na thojke: “le të lëvizim këmbët sipas ëndrrave të të varfërve?”