Lajme

Vdes një femër në Prishtinë, pasi u hodh nga ndërtesa

10/22/2022 22:04
nga:Y I

Një femër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Prishtinë, pasi është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”