Lajme

Gashi: Ka mungesë të theksuar transparence për procesin e dialogut!

10/22/2022 21:08
nga:Y I

Kryetari i Grupt Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ishte i ftuari i parë për ketë sezon në Blic Interview me Astrit Gashin, raporton Gazeta Blic.

Gashi foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe theksoi se ka intensifikim të punës nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta përmbyllë këtë process.

“Vërehet kohëve të fundit se ka një zhvillim të intensifikuar të angazhimit të “Bashkësisë Ndërkombëtare” për të përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky angazhim për të përmbyllë këtë dialog ka dinamikë të shtuar sidomos këto dy muajt e fundit dhe vërehet jo vetëm në dialogun e drejperdrejtë Kosovë-Serbi por edhe në angazhimin me këto nismat rajonale siç është “Procesi i Berlinit” ku shumë shpejt pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe të merr një karakter ndryshe qasja e ndërkombëtarëve ndaj Ballkanit Perëndimor”

“Flitet se ka një propozim të avancuar të Bashkësisë Ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje, megjithëse këto propozime janë diskutuar për një kohë të gjatë nga Qeveri të ndryshme, dhe tash po vijmë në një moment kur Qeveria aktuale e Kosovës duhet të ketë qëndrimin e vet për këtë çështje. E vërteta është po ashtu që kanë dale disa dokumentacione, janë diskutuar publikisht, deri tani konsiderohen si spekulime .Por ajo çfarë thuhet në takime të ndryshme është se ka një propozim të avancuar të Bashkësisë Ndërkombëtare mbi të cilin duhet të punojnë palët.

I pyetur se a ka pa LDK-ja dokumentin për të cilin po përflitet në media sa i përket marrëveshjes finale, Gashi u përgjigj kështu.

“Për informacionet që unë kam ne nuk posedojmë një propzoim konkret zyrtar të Bashkësisë Ndërkombëtare. Ne kemi takimet tona, por ajo çfarë është vërejtur kohët e fundit është se ka një mungesë të theksuar të transparences nga Qeveria dhe mungesë të theksuar të komunikimit me publikun por edhe me partite politike, qoftë në Kuvendin e Kosovës qoftë në takimet që ne mbajmë, dhe kjo mungesë e transparences pastaj është shëndërruar në problem sepse media dhe shoqëria kosovare por edhe partite politike janë paisur me informacione nga forma të ndryshme që nuk është informacion zyrtar” deklaroi Gashi për Blic Interview raporton Gazeta Blic.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”