Lajme

Kurti: S’ka fazë të shtetndërtimit të Kosovës pa përfshirjen e grave

10/22/2022 10:40
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtendërtimit të Kosovës që gratë nuk kanë qenë të përfshira.

Kurti ka thënë të shtunën në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës.

“Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë. Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se pavarësisht kësaj, nuk mjafton vetëm pjesëmarrja por edhe kontributi aktiv.

“Përkundë progresit pozitive qe kemi bërë në shoqëri sfidat janë të mëdha. Si kryeministër shprehi gatishmërinë për përkrahjen e grave në fuqizimin e tyre dhe shtimin e pjesëmarrjes së tyre. Nuk mjafton vetëm pjesëmarrja por kontributi aktiv dhe pjesëmarrja do të thotë se ato kontribuojnë prej kësaj pjesëmarrje . Gratë duhet të njihen për kontributin e tyre se një gjë e tillë u ka munguar për një kohë të gjatë”, ka shtuar Kurti.

Ai mëtutje ka thënë se populli i Kosovës i beson grave po aq sa burrave.

Ai tha se kur bëhet fjalët për çështjet e sigurisë, qytetarët e institucionet kanë caktuar si komandante Supreme, presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Kurtit, Gratë i përgjigjen thirrjeve të çdoditshme për paqe dhe siguri, sikur të jetë përpjekja e tyre jetësore, pasi sipas tij, gratë janë më të interesuara për politikat e paqes dhe sigurisë sepse edhe kërcënohen më së shumti nga mungesa e këtyre elementeve.

“Nuk ka pasur ndonjë fazë që gratë s’janë angazhuar me thirrje e përpjekje për liri e paqe. Angazhimi i grave dhe vajzave në Kosovë s’ka munguar asnjëherë në shtet-ndërtim por nuk mungon as në funksionimin e shtetit tonë të përditshëm”.

“Kanë mbajtur megafon, bukë e laps në dorë me të vetmen kërkesë, paqe por paqe për të gjithë. Për veten por edhe për fëmijët e tyre, për shtetin dhe të ardhmen”, është shprehur Kurti.

Tutje, i pari i qeverisë tha se numri i grave dha vajzave që shërbejnë në FSK e në Policinë e Kosovës është substancial por edhe duhet të rritet tutje.

“Nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë, përveç se të realizohet nga gratë dhe burrat së bashku por edhe s’ka alternativë tjetër. Është garancia më e madhe, më e drejtë dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në FSK nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut por edhe të pakicave”.

“Interesimi në rritje për këto fusha të sigurisë është indikacion shumë i mirë i së ardhmes për vendin, pasi gratë dhe vajzat në Kosovë kanë sakrifikuar shumë, kanë qenë edhe viktima por edhe luftëtare”, është shprehur Kurti.