Sporti

Manchester United nuk do ta ndërpresë kontratën me Ronaldon

10/21/2022 23:45
nga:E K

Manchester United nuk do ta ndërpresë kontratën me Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetarit të Sky Sport, Florian Plettenberg, klubi nga Mançesteri nuk po mendon ende për ndërprerjen e kontratës me portugezin 37-vjeçar.

Kujtojmë se në minutën e 90-të të ndeshjes me Tottenhamin, Ronaldo u fut sfidues në dhomat e zhveshjes. Për këtë ai u pezullua nga stërvitja dhe u gjobit.