PSG ka arritur fitore të thellë ndaj Ajaccios.
Parisienët shënuan fitore me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë takim dyshja Messi – Mbappe shkëlqyen duke qenë protagonist në të gjitha golat e shënuar.
Fillimisht Messi asistoi për Mbappen i cili nuk gaboi në minutën e 24’të për të zhbllokuar rezultatin.
Lionel Messi ‘iu kujtoi fansave pak nga magjia e vjetër’ duke realizuar një gol tejet të bukur pas një aksioni të ndërtuar mirë me Mbappen, argjentinasi kaloi edhe portierin në minutën e 78’të të takimit.
Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal, kurse Messi shënoi asistimin e dytë në golin e francezit në minutën e 82’të për epilogun përfundimtar të takimit.
/GazetaBlic Sport/


