Sporti

Real Madrid dëshiron të nënshkruajë Mbappe por vetëm me një kusht

10/21/2022 17:16
nga:E K

Real Madridi ende dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e PSG -së, Kylian Mbappe.

L’Equipe raporton se klubet kryesore në Evropë nuk e kanë humbur interesimin për sulmuesin francez, pavarësisht skandaleve të vazhdueshme që e rrethojnë atë.

Ndër skuadrat e interesuara janë Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City.

Siç u theksua, Real Madrid nuk e ka braktisur idenë për të ftuar një sulmues 23-vjeçar, pavarësisht se verën e kaluar morën një refuzim prej tij.

Megjithatë, transferimi i Mbappes te Real Madrid është i mundur vetëm me kushtet e klubit madrilen. Kështu, një burim i afërt me drejtuesit e Real Madridit tha se klubi po i bën presion lojtarit. Madridi beson se sulmuesi “do të duhet të korrigjohet dhe të mos veprojë sikur është më i rëndësishëm se klubi, siç bën në PSG”.

Nëse Mbappe pajtohet me këtë, atëherë në të ardhmen ai do të ketë një shans për t’u bërë lojtar i Real Madridit.

Këtë sezon, Kylian ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 14 paraqitje për PSG në në të gjitha garat.