Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratat e dhëna një ditë më parë nga diplomati amerikan Gabriel Escobar.
Escobar deklaroi se arritja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, është çështje javësh.
Mushkolaj tha për “Gazeta Blic” se përmbyllja e marrëveshjes nuk varet vetëm nga Kosova por edhe nga Serbia.
“Se a do te permbyllet marreveshja shpejt, varet jo vetem nga Kosova, por edhe nga Serbia. Por, me e rëndesishme është a do te arrihet marreveshje finale, apo një marreveshje për të dalë nga ‘status quo’.
Ai theksoi se Kosova nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje që cënon integritetin e saj.
“Kosova nuk duhet te nenshkruaje marreveshje qe cenon sovranitetin dhe integritetin e saj”
Mushkolaj pati kritika sa i përket transparencës së Qeverisë në lidhje me këtë proces.
“Qeveria eshte treguar jotransparente gjate gjithe procesit. Qeveria duhet te deklarohet zyrtarisht rreth propozimeve dhe qytetaret duhet ta dine çfare po ndodh” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
I dërguari i Posaçm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përveç çështjes së dialogut, deklaroi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës edhe shtyrjen e vendimit të zbatimit të marrëveshjes për targa.
Escobar thotë se kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit.
“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqëndron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, tha Escobar raporton Gazeta Blic.
Escobar përmend çështjen e targave: “Nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit”


