Lajme

“Shihemi në Kuvend Kryeministër”- Memli Krasniqi refuzon ftesën e Kurtit për takim!

10/20/2022 18:50
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për ditën e premte.

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në facebook, lideri i opozitës kosovare tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.

”Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për cështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët nderkombëtar të Kosovës”, tha Krasniqi.

“Është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e transparencës prej jush dhe qasja joserioze që mbani për një temë kaq serioze” tha ndër të tjera Krasniqi.

Reagimi i plotë: