Më 25 shtator, në minutën e 18-të, Marcelo Brozovic u largua për shkak të lëndimit në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Kroacisë dhe Austrisë, në të cilën ekipi i Zlatko Dalic fitoi 3:1. Kishte frikë se ky lëndim mund të rrezikonte shanset e Brozovicit për Botërorin në Katar, i cili fillon në fund të nëntorit.
Por rikuperimi i tij po shkon mirë. Calciomercato shkruan se mesfushori i Interit ka nisur të stërvitet veçmas. Mediat italiane raportojnë se Brozovic planifikon të kthehet në fushë para Kupës së Botës, pra dëshira e klubit të tij është të luajë më 6 nëntor kundër Juventusit në xhiron e 13-të të Serisë A ose akoma më herët, më 1 nëntor kundër Bayern në Champions.
Kujtojmë se Botërori në Katar fillon më 20 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor.
Kroacia është në grup me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun.
/GazetaBlic Sport


