Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin amerikan, diskutojnë për dialogun

10/20/2022 18:21
nga:Y I

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, raporton Gazeta Blic.

Në komunikatën për media të ZKM-së, thuhet se në takim u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u diskutua për çështjen e dialogut, raporton Gazeta Blic.

“Në takim u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”

Tutje në njoftim thuhet se Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.

Në takim u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime.​

/Gazeta Blic/