Sporti

Alisson: Pavarësisht startit të dobët duhet të besojmë në qëllimet e mëdha, përndryshe s’kemi pse luajmë

10/20/2022 12:57
nga:E K

Liverpool arriti fitore mbrëmë ndaj West Ham United në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Nunez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht startit të dobët, Alisson thotë se skuadra duhet të besojë për të arritur objektivat e mëdha.

“Duhet të besojmë, përndryshe nuk kemi arsye të jemi këtu duke luajtur. Ne kemi synimet tona – synimet e mëdha – por duhet të jemi të përulur dhe të pranojmë se nuk e nisëm mirë sezonin”.

/GazetaBlic Sport/