Lajme

Kusari-Lila: Me projektligjin për masat e përkohshme të produkteve synohet ruajtja e qytetarëve dhe konsumatorëve

10/20/2022 10:54
nga:Astrit Gashi

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për projektligjin për masat e përkohshme për të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Sipas saj, qëllimi kryesor është ruajtja e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojta e konsumatorëve.

“Është e nevojshme që mekanizmi institucional të ndërhyjë dhe të vendos kontrollin në atë se çfarë ka hapësirë për abuzim”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, ka deklaruar se vendi është në situatë të pazakontë dhe kjo mund të ndryshohet në bazë të asaj se si reagojmë.

“Ky projektligj parasheh veprime konkrete që ndihmojnë qytetarët në përballimin e inflacionit”, ka shtuar ajo