Sporti

Dy ndeshje shumë interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

10/20/2022 09:19
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje shumë interesante.

Në Suharekë, Ballkani i Ilir Dajës e pret Trepçën ’89, me takimin që luhet në ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni i Kosovës do të kërkojë të përfitojë nga dështimi i Dritës në ndeshjen e djeshme ndaj Prishtinës dhe të marrë pikët e plota ndaj skuadrës së Shpëtim Idrizit. Megjithatë, mitrovicasit kanë treguar poashtu paraqitje të mira në këtë edicion dhe do të tentojnë të bëjnë ndonjë befasi të mundshme.

Ndeshja tjetër është ajo mes Gjilanit dhe Drenicës, takim ky që poashtu luhet në ora 13:00. Të drejtuarit e Zekirja Ramadanit futen në këtë takim pas fitores ndaj Malishevës, kurse Drenica shkon pas barazimit me Ballkanin.

/GazetaBlic Sport/