Sporti

Shënoi dy gola me fanellën e Galatasaray, Rashica: Jemi gati për ndeshjet e tjera

10/20/2022 08:20
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar i Galatasaray-t, Milot Rashica, ka folur pas fitores 7-0 ndaj Kastamonuspor.

Rashica shënoi 2 gola në këtë takim dhe zhvilloi një paraqitje të mirë, duke ofruar sinjale se tashmë është gati edhe për ndeshjet e tjera në Superligën e Turqisë.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ishte gjithashtu bukur të fitonim ndryshe. Ne i kthyem shumë raste në gola. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gjithashtu, jemi gati për ndeshjet e tjera”, tha Rashica përcjell GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/