Sporti

Portieri i Milanit rrezikon të humbasë Kupën e Botës 2022

10/20/2022 08:01
nga:Mergim Rreci

Nuk ka të ndalur tersi te Milan. I sapokthyer nga dëmtimi në këmbën e majtë, që e mori në ndeshjet e Nations League me Francën, portieri Mike Maignan ka marrë një tjetër lëndim.

Portieri i Milanit u dëmtua në këmbën e djathtë këtë të mërkurë, ndërsa po stërvitej me ekipin e Piolit.

Me këto probleme nga Italia raportohet se me shumë mundësi portieri nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022.