Lajme

Rrahja brutale në Pejë/ Raporti i PK-së: Para publikimit të videos, rasti ishte iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”

10/19/2022 22:22
nga:Genita C

Një rrahje brutale ka tronditur qytetin e Pejës, ku u aktivizuan Policia dhe Prokuroria e shtetit.

Në pamje shihej se si i riu hante grushte e shqelma dhe poshtërohej e kërcënohej me jetë, teksa gjithçka po filmohej me telefonin e tij.

Katër të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, me ç’rast tre prej tyre me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në ndalim policor.

Në raportin e Policisë të siguruar nga GazetaBlic, thuhet se më 7 tetor të këtij viti viktima e rastit, kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të rinjë, por këtë rast Prokurorja e kishte iniciuar si “Lëndim të lehtë trupor”, derisa sa njesiti i hetuesisë në Pejë ka siguruar videon.

“Me datën 15.10.22 njësiti i hetuesisë në Pejë ka siguruar një video incizim me anë të cilës janë identifikuar të dyshuarit dhe arrestuar të dyshuarit”, thuhet në raport të Policisë.