Një debat mes analistëve për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellët, por me hyrjen e Kosovës në BE e NATO është zhvilluar sonte.
Një debat ka ndodhur edhe mes profesorit Sadri Ramabaja dhe gazetarit Dukagjin Gorani.
Dukagjin Gorani vazhdimisht insistonte duke e pyetur se a do ta pranonte Qeveria një marrëveshje të tillë, ndërsa Ramabaja i thotë se edhe vetë ai do ta pranonte një marrëveshje që do ta mundësonte hyrjen e Kosovës në BE e NATO.
“Kjo i bjen me na shit neve dush për gogla”, i thotë Gorani.
Ndërsa, Ramabaja i thotë: “Le te hymë në në NATO e BE, ti fol sa dush”./T7/