Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.
E këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.
”Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.
Ndërsa Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.
”Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.
Andrei Klishas, kryetari i Komitetit të Këshillit të Këshilli i Federatës pritet të shqyrtojë sa më shpejt dekretin e presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen ushtarake në rajone.


