Lajme

Escobar vjen sot në Kosovë

10/19/2022 07:01
nga:G B

Emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, do ta vizitojë sot Kosovën.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat thonë se ai do të takohet me krerët opozitarë në ora 13.

Escobar do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ora 08:30.