Lajme

Ekzekutohen pensionet me shtesën 100 euro

10/18/2022 14:49
nga:G B

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga kjo kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës.

Postimi i tij i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

25% më shumë mbi pensionin bazik,

9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!