Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme.
Në ceremoninë që po mbahet në Théâtre du Châtelet në Paris, ylli i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur më i miri i vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë për herë të parë në karrierën e tij.
Vitin e kaluar, Karim Benzema ishte kyç në triumfet e Real Madridit në Champions League dhe në La Liga, ku shënoi 44 gola dhe 15 asistime në 46 paraqitje.
Ai zhvilloi paraqitje fantastike në fazën e eliminimit të Champions League, ku realizoi gola vendimtar ndaj PSG’së, Chelseat dhe Manchester Cityt.
Francezi u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 15 gola.
/GazetaBlic Sport


