Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është pyetur lidhje me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United.
Një nga destinacionet e mundshme për portugezin shihet të jetë edhe ‘Metropolitano’. Por, Diego Simeone sikur ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
“Ronaldo është një ikonë e Real Madrid. Nuk do të mund ta paramendoja Martin Palermo apo Juan Riquelme të luante për River Plate, apo Ariel Ortega te Boca Juniors”, ka thënë Simeone.
“Kjo është shumë e qartë”, shtoi ai.
Ronaldo lidhej me një largim të mundshëm nga United edhe gjatë verës. Pakënaqësia e tij duket se nuk është zbehur. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për të gjatë merkatos së janarit.


