Reali i Madridit fitoi 3-1 ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, duke bërë të vetin El Clasicon-n numër 250 mes dy skuadrave historike të futbollit spanjoll.
Kampionët treguan forcën e tyre ndaj ekipit katalanas, teksa siguruar pikët maksimale falë golave të të përhershmit Karim Benzema, Federico Valverde dhe penalltisë së saktë të brazilianit Rodrygo në minutat shtesë.
Valverde realizoi golin e dytë për ekipin e Carlo Ancelottit nëpërmjet një gjuajtje shumë të bukur, duke gjetur golin e katërt sezonal në La Liga, kampionat që kryesohet nga Reali me tri pikë më shumë se Barcelona.
Calm and collected Vini, intelligent pass from Mendy and a Rocket? by El Halcon?
Federico Valverde, you beast???#RMA #HalaMadrid #ElClassico pic.twitter.com/I6wK29ozbc— Sree Shaan (@dark_invader007) October 16, 2022
Mesfushori uruguaian zhvilloi një ndeshje të madhe, 24-vjeçari ka rritur shumë rendimentin e tij dhe është bërë një futbollist i kompletuar, teksa Toni Kroos, kolegu i tij në mesfushën e “Los Blancos, ka mbetur i mahnitur prej lojtarit latin.
“Fede Valverde është një nga tre më të mirët në botë për momentin”, shkruan “mjeshtri” gjerman në lidhje me mesfushorin e kombëtares së Uruguait.
Fede Valverde top 3 in the world right now
— Toni Kroos (@ToniKroos) October 16, 2022


